Afër Bayernit

Futboll

Afër Bayernit

Më: 19 mars 2019 Në ora: 17:49
Nicolas Pepe

Siç raporton platforma televizive BeIN Sport, sulmuesi i Bregut të Fildishtë Nicolas Pepe është pranë transferimit te Bayern Munih. Lojtari që këtë sezon ka shkëlqyer për klubin e Lille, ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Europës.  Megjithatë, mesa duket Bayern ka fituar betejën për firmën e talentit.  Klubi bavarez kërkon të rinovojë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe po mundohet të gjejë pasardhësit e Robben dhe Ribery. BeIN pretendon se gjermanët kanë bërë një ofertë e cila është shumë pranë 80 milionë eurove që kërkojnë francezët. Pjesë e operacionit është bërë edhe Adidas, që është gati të paguajë një pjesë të shumës nëse arrihet marrëveshja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat