Ujkani: Danimarka është kombëtare shumë cilësore

Futboll

Ujkani: Danimarka është kombëtare shumë cilësore

Më: 19 mars 2019 Në ora: 18:37
Ujkani: Danimarka është kombëtare shumë cilësore

Portieri Samir Ujkani dhe sulmuesi Milot Rashica janë shprehur optimistë se Kombëtarja e Kosovës do të ketë paraqitje të mira në ndeshjet me Danimarkën (miqësore) dhe Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Kapiteni Samir Ujkani beson që Kosova do ta nisë edhe vitin 2019 me rezultat pozitiv, pa marrë parasysh që përballet me një kombëtare të fortë si Danimarka.

“Shpresoj ta nisim mirë edhe këtë cikël edhe pse e dimë që Danimarka është kombëtare shumë cilësore. Besoj që jemi përgatitur mirë dhe jemi të gatshëm për ndeshje”, ka thënë Ujkani në konferencë për shtyp pas stërvitjes së sotme.

Ndërsa, Milot Rashica, i cili është duke shkëlqyer te Werder Bremen, ka thënë se do ta japë maksimumin pa marrë parasysh në cilën pozitë luan. “Nuk kemi biseduar me trajnerin, por unë do ta jap maksimumin tim pa marrë parasysh ku do të luaj. Te Werder në shumicën e ndeshjeve jam duke luajtur si qendërsulmues, por atje taktika e lojës është më ndryshe, prandaj jam i kënaqur edhe nëse me Kosovën luaj në një pozitë tjetër”, ka theksuar Rashica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat