Gjobë Milanit

Futboll

Gjobë Milanit

Më: 19 mars 2019 Në ora: 19:43
Pamje nga ndeshja

Derbi mes Milanit dhe Interit dhuroi emocione, spektakël, gola, gëzim dhe trishtim. Përveç se një tablo koreografish mbreslënëse. Interi fitoi, por si pasojë e disa koresh "buuu" raciste ndaj Kessie, ka humbur tifozerinë besnike, Curva Nord, për një ndeshje, atë brenda fushe, ndaj Lazios, kur të rinisë kampionati. Disiplina madje i ka tërhequr veshin që të mos përsëritet.

Ndërkohë, ka edhe gjobë për Milanin. Klubi kuqezi është gjobitur me 10 mijë euro për sendet e hedhura në fushë nga tifozët dhe lëndët plasëse. Kapiteni Alessio Romagnoli, gjithashtu, për të verdhën e gjashtë që merr për protesta, këtë sezon, duhet të paguajë 1500 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat