Dasma e Ozil kthehet në çështje, shpërthejnë polemikat në Gjermani

Futboll

Dasma e Ozil kthehet në çështje, shpërthejnë polemikat në Gjermani

Më: 19 mars 2019 Në ora: 23:59
Mesut Ozil

Mesut Ozil kthehet në qendër të polemikave. Pas akuzave për paraqitjet zhgënjyese të marra në muajt e kaluar, lojtari i Arsenal është kritikuar përsëri, por këtë herë jo për arsye sportive.    

Duket se ylli gjerman ka ftuar në dasmën e tij presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke u kritikuar edhe nga vetë kancelarja gjermane. 

Nuk është hera e parë që Ozil sulmohet për shkak të marrëdhënies së tij me presidentin turk. Në muajt e kaluar, në fakt, ai është kritikuar për shkak të një fotografie të bërë bashkë me Erdogan dhe është mbrojtur duke thënë se ai gjest nuk kishte lidhje me politikën. 

Ky episod i ri ka nxitur reagimin e eksponentëve të ndryshëm politikë gjermanë. "Është një gjë që na trishton, - ka thënë Helge Braun, - që zhgënjen tifozët e futbollit. Gjithsesi, mbetet një zgjedhja private që duhet respektuar". 

Më i ashpër ka qenë Cem Ozdemir, me origjinë turke si Ozil: "Është një ftesë e papërshtatshme. Lojtarët që kanë luajtur me kombëtaren duhet të jenë një shembull". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat