Evra kërkon falje për një fjalë

Futboll

Evra kërkon falje për një fjalë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 10:25
Evra kërkon falje për një fjalë

Patrice Evra ka postuar një video në rrjetet sociale, ku kërkon falje për një fjalë të thënë prej tij, e cila është “përkthyer” nga mediat si një qasje homofobike, edhe ndaj mbështetësve të PSG. Pas fitores së Manchester United 3:1 në Ligën e Kampionëve, në Paris, Evra postoi “klipin” e tij duke festuar dhe duke u tallur disi me kampionët e Ligue 1.

Ky veprim përfshiu shakatë dhe një fjalë homofobike, por ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq” ka regjistruar një përgjigje, ku kërkon falje dhe shpjegon vetveten në atë rast. "Unë jam këtu për të sqaruar një keqkuptim të madh, të cilin duhet ta mbyllim me të vërtetë shpejt, - tha Evra në Twitter. - Kam bërë një video për shaka, ndërsa media franceze e keqpërdor atë, sepse e përdor fjalën “pede” dhe e përkthen atë si një pozicionim timin kundër njerëzve homoseksualë.


Unë nuk jam homofob, sepse e dini kush jam. Unë jam zotëri në këtë drejtim. I dua të gjithë. Nëse ofendova apo lëndova dikë, me të vërtetë i kërkoj falje, por nuk ishte ky qëllimi im. Mediat franceze po përpiqen të më vënë poshtë. Unë qëndroj për barazi, ju duhet të jeni të lirë, çfarëdo që të bëni në jetë. Nuk do të më gjykojë asnjeri, mamaja më rriti dhe më edukoi në këtë mënyrë, ju e dini. Vetëm Zoti mund të më gjykojë.

Duhet të jemi së bashku, të bashkuar, për ta bërë botën një vend më të mirë. Pra, ju lutem, ndalojeni këtë negativitet, sepse kurrë nuk do të më mposhtni, në rregull… Ky është një mesazh për mediat franceze, sepse gjithmonë i shtrembërojnë fjalët e mia. Nuk po luaj më me ekipin kombëtar, kështu që pse merreni me mua. A është jeta juaj aq e mërzitshme?

Pse jeni duke u përpjekur gjithmonë të manipuloni me videon time? Pse jeni njerëz kaq negativë? Pra, ju lutem, mbylleni këtë histori.  Unë nuk e dua lojën tuaj, por nëse vazhdoni, e pëlqej këtë lojë…"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat