Mungesa e këtij lojtarit lajm i madh për Kosovën

Futboll

Mungesa e këtij lojtarit lajm i madh për Kosovën

Më: 20 mars 2019 Në ora: 10:42
Mungesa e këtij lojtarit lajm i madh për Kosovën

Mungesa e lojtarit më të mirë të Bullgarisë për ndeshjen kundër Kosovës është konfirmuar në orët e para të mëngjesit.

I shpallur si Lojtari më i Mirë në Bullgari në vitin 2018, Kiril Despodov do të mungojë në dy ndeshjet mjaft të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Despodov nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Malit të Zi dhe kundër Kosovës si pasojë e lëndimit, shkruan insport. Sulmuesi 22-vjeçar nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi dhe është larguar nga kampi stërvitor.

Mungesa e anësorit të Cagliarit do të jetë një goditje e madhe ndaj shpresave të Bullgarisë, por një lajm mjaft pozitiv për kombëtaren e udhëhequr nga Bernard Challandes.

Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë zhvillohet të hënën (25 mars) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat