Turqia e zbulon synimin për ndeshjen në Shkodër

Futboll

Turqia e zbulon synimin për ndeshjen në Shkodër

Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Reprezentacioni i Turqisë është duke synuar të shënojë fitore në Shkodër, shkruajnë mediat turke sot.

E përditshmja Milliyet ka bërë të ditur se selektori Senol Gunes është duke u marrë me secilin lojtar veç e veç në stërvitje për të treguar rëndësinë e ndeshjeve dhe se synimi është 2 ndeshje, 6 pikë.

“Qëllimi është të marrim 6 pikë nga dy ndeshje,” ka shkruar gazeta, duke cituar trajnerin Gunes.

Turqia është mysafire e Shqipërisë në Shkodër më 22 mars.

Kombëtarja turke do të ndeshet me Shqipërinë dhe Moldavinë në ndeshjet e marsit, kualifikuese për EURO 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat