Vrioni e Imeri: Na rreh gjaku të luajmë për Shqipërinë

Futboll

Vrioni e Imeri: Na rreh gjaku të luajmë për Shqipërinë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:15
Vrioni e Imeri: Na rreh gjaku të luajmë për Shqipërinë

Shqipëria U-21 ka nisur fushatën eliminatore për Euro2021. Ashtu si ekipi i parë dhe shpresat tona do të luajnë kundër Andorrës dhe Turqisë. Të përgjeshur për të folur nga konferenca për shtyp kanë qenë Xhakomo Vrioni dhe Omar Imeri. Sulmuesi i Venecias ishte i pari që mori fjalën në lidhje me objektivat e skuadrës. 

“Shpresojmë të bëjmë maksimumin, si në çdo ndeshje të sezonit të kaluar, dhe të na vijnë sa më shumë njerëz për të na përkrahur. Synimi është të bëjmë më të mirën dhe jemi të sigurt që do e bëjmë këtë. Do kërkojmë tre pikët në çdo takim. 

“Unë e kam bërë zgjedhjen time, kam qenë edhe në kombëtaren e madhe dhe luajta 20 minuta kundër Izraelit. Të gjitha ekipet në grup janë të forta, të gjithë jemi njësoj. Do japim të gjithë maksimumin për të grumbulluar sa më shumë pikë”

Omer Imari është shqiptari i Maqedonisë që luan me ekipin e Shkëndijës së Tetovës. Ai e shpalos objektivin e tij për 3 pikët në takimin ndaj Turqisë, pa harruar dhe Andorrën. "Nuk na kënaq barazimi, shpresoj të japim maksimumin në fushë dhe të fitojmë ndeshjen. Është e para dhe është ndeshje e rëndësishme. Besoj se do e fitojmë. Shpresojmë t’i marrim gjashtë pikë në këto dy ndeshje. Zgjedhja e Shqipërisë? Na rreh gjaku të luajmë për Shqipërinë. Jam i kënaqur për zgjedhjen që kam bërë”, përfundoi mesfushori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat