Mauro Icardi ishte në pozitë të palakmueshme kur i kishte arritur një mesazh telefonik në prezencën e Wanda Naras
Gjatë këtyre viteve të gjithë jemi mësuar ta njohim karakterin e fortë të Ëanda Naras, e cila nuk po lëshon pe as në futboll, pasi e ka bllokuar marrëveshjen në mes të burrit të saj, Mauro Icardi dhe Interit.
Mirëpo, nga Argjentina arrin një tjetër kuriozitet nga bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit argjentinas, që kishte ndodhur një vit më parë, kur të dy nuk ishin ende të martuar dhe që po i kalonin pushimet në një jaht.
Historinë simpatike e ka zbuluar gazetari argjentinas, Angel de Brito, i cili shpjegon se si Wanda Nara ishte fort mirë e vetëdijshme se shumë femra të bukura po mundoheshin t’i afroheshin Mauritos së saj.
Gjithashtu, ajo ishte në dijeni për një telefon celular të dytë të cilin po e mbante sulmuesi, i cili të parin e përdorte për punë dhe të dytin për privatësi.
Mirëpo, pikërisht telefoni i dytë në atë dytë relaksi në një jaht, u bë mollë sherri për të dy.
Wanda e kishte vërejtur se Icardit i kishte arritur një mesazh aspak i pëlqyeshëm, sa që ajo kishte reaguar aq ashpër sa që e kishte hedhur telefonin në det.
Një rast të cilin çifti e kishte kaluar menjëherë, por që e kishte shfaqur karakterin e zjarrtë të gruas dhe menaxheres së sulmuesit të Interit.