Nga Spanja në Gjermani, ja të gjitha destinacionet e Patrick Cutrone

Futboll

Nga Spanja në Gjermani, ja të gjitha destinacionet e Patrick Cutrone

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:17
Patrick Cutrone

Patrick Cutrone është vënë në shënjestër nga shumë klube, duke qenë se sulmuesi i Milanit ka kohë që nuk luan si titullar dhe me Piatek në skuadër do mbetet gjithmonë një zëvendësues.

Sulmuesi i talentuar kërkon të gjejë më shumë hapësirë dhe minuta për të luajtur. Për këtë po shqyrton të gjitha mundësitë e tij. Në Itali janë dy klube që interesohen fort për të marrë shërbimet e tij. Lazio dhe Torino qëndrojnë gjithë sy e veshë nga Milano për të parë se ç’do ndodhë me italianin.

Gjithsesi për Cutrone ka interes edhe nga Spanja. Atletico Madrid flitet se ka kërkuar informacione për lojtarin e Milanit, ndërsa së fundi është zbuluar se Borussia Dortmund ka hyrë në garë për të marrë shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat