Historia e ish-yllit të Premierligës që i kontrabandoi katër tonë kokainë

Futboll

Historia e ish-yllit të Premierligës që i kontrabandoi katër tonë kokainë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:58
Jhon Viafara

Ish-mesfushori i Southamptonit dhe Portsmouthit, Jhon Viafara, është arrestuar me dyshimin se ka kontabanduar drogë.

40-vjeçari u arrestua në Kaliforni, pasi një hetim i kryer nga autoritet lokale dhe nga Administrata Amerikane e Kontrollimit të Drogës zbuloi se ish-futbollisti i kishte kontrabanduar katër tonë kokainë.

Viafara, i cili luajti për gjysmë sezoni në Portsmouth dhe për dy sezone në Southampton, besohet se është anëtar i një aleance lokale për kontrabandimin e drogës.

Raportet lokale theksojnë se Viafara, i cili u arrestua bashkë me katër të tjerë, kishe futur ilegalisht substanca narkotike në Shtetet e Bashkua të Amerikës duke përdorur anije të vogla dhe mjete të tjera të ngjashme.

Pakot me drogë ishin transportuar nga bregu jugor i Kolumbisë në Amerikën Qendrore e pastaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Viafara besohet se është pjesë e Clan del Golfo, kartelit më të fuqishëm në Kolumbi.

Shtetet e Bashkua të Amerikës po kërkojnë që pesë të dyshuarit të ekstradohen pasi që ata janë të akuzuar për kontrabandim të drogës mes viteve 2008 dhe 2018 nga Gjykata Shtetërore e Teksasit.

Viafara u largua nga Portsmouth kur Harry Redknapp u emërua në pozitën e trajnerit. Ai u shpërngul në Real Sociedad para se t’i bashkohej Southamptonit.

Mesfushori luajti 76 ndeshje në Premierligë, para se kthehej në Kolumbi me pretendimin se ishte i mallëngjyer për vendlindjen e tij.

Viafara, i cili i ka bërë 34 paraqitje për ekipin kombëtar të Kolumbisë, e ka fituar trofeun Copa Libertadores me Once Caldas, në vitin 2004. Ai i dha fund karrierës së tij si futbollist në vitin 2015. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat