Reagon Mourinho pas publikimit të shënimeve për Messin

Futboll

Reagon Mourinho pas publikimit të shënimeve për Messin

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:00
Leo messi

Jose Mourinho ka reaguar me zemërim ndaj pretendimeve se një raport i Chelseat, i publikuar online, ishte shkruar nga portugezi.

Kur Chelsea i ra shorti të ndeshet me Barcelonën në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2006, Mourinho e kishte detyrën e vështirë për t’i analizuar taktikat e katalonasve, transmeton Gazeta Express.

Në këto shënime theksohet se çfarë roli kishte pasur 18-vjeçari Lionel Messi, i cili përkundër moshës së tij, ishte bërë pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës së gjigantit spanjoll.

Përderisa Mourinho besonte se kishte gjetur mënyra për t’i shfrytëzuar dobësitë e disa lojtarëve, si kapiteni Carlos Puyol dhe Ronaldinho, ai kishte shkruar se mënyra e vetme për ta ndaluar Messin ishte ta shqelmonin atë.

 “Kundër Messit duhet të bësh ndërhyrje. Është e rëndësishme t’i bësh ndërhyrjet jashtë zonës së penalltisë dhe sa më herët që të jetë e mundur sepse ka pasur një lëndim gjatë kohës së fundit. Ai është i mrekullueshëm në përballjet një kundër një”, shkruhet në këtë raport.

Por, Mourinho ka reaguar menjëherë ndaj pretendimeve se ai e kishte shkruar këtë raport.

“Më vjen që po ju zhgënjej, por nuk i kam shkruar unë ato raporte. Shënimet nuk janë të miat, nuk i shkrova unë ato. Raportin e fundin që e kam shkruar e kam në shtëpi. Isha në Barcelona atëherë dhe ishte sezoni 1999/2000”, ka thënë Mourinho.

“Unë isha ndihmës dhe e ndava përgjegjësinë e analizave dhe përgatitjes së dokumenteve për kundërshtarët me trajnerin. Që kur shkova në Benfica dhe deri më tani, analizat e mia nuk u bënë asnjëherë raporte, por ideja kryesore është të ndihmoj në përgatitjen për ndeshjet”.

“Raportet zyrtare punoheshin gjithmonë nga analistët, ndihmësit dhe teknikët kompjuterikë. Por, asnjëherë nga unë”.

Në fund, Chelsea e humbi këtë ndeshje me rezultat 2:1. Londinezët mbetën me vetëm dhjetë lojtarë në fushë, pasi Asier del Horno ishte ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrja ndaj Messit. Chelsea u eliminua me rezultat të përgjithshëm 3:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat