Challandes: Kosova nuk është një ekip i lehtë

Futboll

Challandes: Kosova nuk është një ekip i lehtë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 17:22
Challandes: Kosova nuk është një ekip i lehtë

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, është duke mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme me Danimarkën.

Kosova dhe Danimarka do ta takohen për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim të orës 19:00.

“Sikur të ishte varur prej meje, ne vetëm do të stërviteshim për ndeshjen e Zvicrës, por UEFA thotë se ne duhet të luajmë ndeshje. Për shembull, mund ta kishim zgjedhur Gjermaninë si një kundërshtar, por do të ishte një kundërshtar tepër i vështirë para ndeshjes së Zvicrës. Prandaj, pranuam të luajmë kundër një ekip të renditur më ulët dhe kemi gjashtë zëvendësime. Kështu që do të jetë një stërvitje e mirë për ne”, ka thënë Hareide.

Ndërsa, se a e sheh si përulje deklaratën e trajnerit të kombëtares së Danimarkës, Age Hareide, ai është përgjigjur se nuk e sheh si të tillë, transmeton insporti. ““Çdo trajner e di se nuk ka ndeshje të lehta. Mendoj se është e qartë se nuk ka ndeshje të lehta, mendoj se nuk ishte lehtë të fitosh ndaj Maltës, apo dikujt tjetër.

Ne në shtator do të luajmë ndaj Gjibraltarit, nuk mund të themi se është një skuadër e dobët dhe mos t’i respektojmë, është thjesht një zgjedhje. Danimarka mund të luaj kundër skuadrave të mëdha ose ekipe si Kosova, është një zgjedhje. Danimarka do ta ketë një ndeshje të fortë më Zvicrën pas pesë ditësh nuk do ta ketë një ndeshje të lehtë, ashtu dhe Kosova nuk është një ekip i lehtë, por nuk është Franca, ne nuk jemi kampion të botës”, deklaroi Challandes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat