Gjilani rikthehet tek stërvitjet - Bota Sot
Gjilani rikthehet tek stërvitjet

Futboll

Gjilani rikthehet tek stërvitjet

Më: 20 mars 2019 Në ora: 17:32
Gjilani sot janë rikthyer tek përgatitjet

Skuadra e futbollit Gjilani sot janë rikthyer tek përgatitjet. Pas dy ditëve pushimi, që futbollistët i kishin pas duelit kundër KEK-ut, ata sot janë rikthyer punës ku po përgaditen për vazhdimin e kampionatit.

Në stërvitjen e sotme e cila u mbajtë tek fusha ndihmëse, filloi me vrapimin e zakonshëm pastaj futbollistët vijuan ushtrimet e tyre me trajnerin kondicional dhe krejtësisht në fund ata patën lojë të lirë.
Prezent ishin të gjithë futbollistët në përjashtim të Kastratit dhe Hysës, të cilët gjinden në fazën rikuperuese nga lëndimet, që kanë pësuar më parë. Gjendja e futbollistëve të tjerë është mjaftë stabile, kurse atmosfera në ekip është në nivelin e duhur.

Gjilani edhe ditën e nesërme do të vijoi me stërvitje ku ato mbahen në vendin dhe kohën e njejtë, njoftojnë Gjilanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...