Zbulohen fanellat e reja të kombëtares të Shqipërisë

Futboll

Zbulohen fanellat e reja të kombëtares të Shqipërisë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 17:49
Zbulohen fanellat e reja të kombëtares të Shqipërisë

Shqipëria përgatitet për të nisur eliminatoret e Euro 2020 dhe ndeshjet e para për këtë edicion. E ndërsa skuadra ndodhet në Tropikal nën urdhërat e Christian Panuçit, disa kilometra larg, në Tiranë, u prezantuan fanellat e reja të ideuara dhe projektuara nga "Macron".

Simboli i shqiponjës vazhdon të jetë i pranishëm, këtë herë edhe pak në formë. i pranishëm, gjatë prezantimit, asnjë futbollist, por presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që deklaroi: "Eshtë bërë një punë kolosale nga kompania "Makron". Dua t'i falënderoj për këtë projekt dhe të gjithë projektet e tjera. Uroj që të gjitha këto të na sjellin atë që duam të gjithë, një paraqitje sa më të mirë. 

Uroj që ekipi kombëtar të bëjë rezultat sa më të mirë, për të synuar dhe arritur objektivat. Ta nisim me këmbën e mbarë që ndaj Turqisë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat