Danezi i frikësohet Kosovës për një arsye

Futboll

Danezi i frikësohet Kosovës për një arsye

Më: 20 mars 2019 Në ora: 17:53
Danezi i frikësohet Kosovës për një arsye

Danimarka po e mban konferencën për media në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, para ndeshjen me Kosovën.

Trajneri i danezëve, Age Hareide e ka vlerësuar Kosovën, duke thënë: “Është një mundësi e mirë të luash ndaj Kosovës, po ashtu Kosova ka shanse të kualifikohet në kampionat evropian. Kosova është në Evropë prandaj kemi zgjedhur të luajmë, ne kemi mundur të luajmë ndaj Gjermanisë apo ndonjë kombëtare tjetër. Kosova është një ekip që dëshiron të luajë futboll”.

Sa e njeh lojën e Kosovës dhe pikat më të fortë? “Ata janë kualifikuar në Ligën e Kombeve, kanë lojtarë të mirë, të shpejt, bëjnë tranzicion të lojës shpejt.Kam stërvitur Valon Berishën para se të shitej në Salzburg, po ashtu i ka disa sulmues të mirë që luajnë në Francë, Gjermani dhe thuhet që janë të rinjë si komb si shtet”, tha Hareide.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat