Vinicius: Barça deshi të paguajë më shumë për mua, ama unë e zgjodha Real Madridin

Futboll

Vinicius: Barça deshi të paguajë më shumë për mua, ama unë e zgjodha Real Madridin

Më: 20 mars 2019 Në ora: 18:35
Vinicius dhe Messi

Vinicius Junior pohon se Barcelona kishte qenë e gatshme të paguante më shumë se Real Madridi për shërbimet e tij, por ai kishte zgjedhur projektin te Los Blancos në vend të parave të katalonasve.

Adoleshenti brazilian iu bashkuar përfundimisht Real Madridit për të cilin ka shkëlqyer në muajt e fundit.

“Babai im asnjëherë nuk më tregonte për interesimin e klubeve tjera derisa thirren Barcelona dhe Real Madridi”, tha Vinicius për Cadena Ser.

“Ne i vizituam të dy klubet dhe më pëlqyen të dyja”, shtoi ai.

“Barcelona deshi të paguante më shumë, por ne deshëm projektin më të mirë dhe Marcelo dhe Casemiro biseduan me mua dhe më ndihmuan të vendosi”, zbuloi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat