Amir Rrahmani: Askush s’e ka vendin e sigurt në Kombëtaren e Kosovës

Futboll

Amir Rrahmani: Askush s’e ka vendin e sigurt në Kombëtaren e Kosovës

Më: 21 mars 2019 Në ora: 01:00
Kosova

Amir Rrahmani ka këmbëngulur se asnjë futbollistë nuk e ka vendin e sigurt në ekipin kombëtar të Kosovës, duke thënë se Kosova ka shumë futbollistë që mund të luajnë si titullarë.

Duke folur në një konferencë për media të mërkurën në Prishtinë para ndeshjes miqësore kundër Danimarkës, qendërmbrojtësi Rrahmani tha përderisa Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu janë futbollistë të rëndësishme për ekipin, ata ka kush t’i zëvendësojë.

Kosova e pret Danimarkën në “Fadil Vokrri” të enjten në orën 19:00 në një ndeshje miqësore, si një test para ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, të hënën kundër Bullgarisë.

Mesfushori Valon Berisha do t’i humbasë të dy ndeshjet shkaku i lëndimit, ndërsa Hekuran Kryeziu i është bashkuar Kombëtares por nuk do të luajë ndaj danezëve. Ai pritet të jetë titullar ndaj Bullgarisë, megjithatë.

I pyetur për mungesat, Rrahmani tha: “Në mbrojtje nuk kemi mungesa, natyrisht valoni është shumë i rëndësishëm për ne, skuadrën dhe trajnerin, por kemi lojtarë që mund ta zëvendësojnë atë. E kemi thënë se Kosova ka lojtarë që mund ta zëvendësojnë secilin, askush nuk e ka vendin e sigurt.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat