Sonte në ora 19:00, miqësorja Kosovë – Danimarkë 

Futboll

Sonte në ora 19:00, miqësorja Kosovë – Danimarkë 

Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:55
Sonte në ora 19:00, miqësorja Kosovë – Danimarkë 

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës do të zhvillohet sonte me fillim në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo ndeshje fillimisht ishte paraparë të luhej nga ora 18:00, por për shkaqe teknike me vendim të UEFA-s termini i ndeshjes është zhvendosur në orën 19:00. Si rrjedhojë kompania përgjegjëse për shitjen e biletave një numër të biletave i ka shtypur paraprakisht me orën e nisjes së ndeshjes në 18:00, gjë e cila ka shkaktuar lajthitje te një pjesë e opinionit, prandaj luten qytetarët që ta kenë parasysh faktin se ndeshja do të nisë në orën 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat