Barcelona kopjon Kroacinë, bën ndryshim drastik në fanellën e re

Futboll

Barcelona kopjon Kroacinë, bën ndryshim drastik në fanellën e re

Më: 21 mars 2019 Në ora: 13:36
Ilustrim

Barcelona po përgatitet për sezonin e ardhshëm, të paktën në aspektin e veshjes kështu po ndodh. Pasi u zbulua fanella e veçantë për ndeshjet speciale, siç është përballje me Real Madridin, tani është zbuluar fanella e parë që do veshë përgjatë gjithë sezonit. 

Ashtu si më parë, është kompania “Footyheadlines” që publikon fotot e para të fanellave dhe këtë herë ngjyrat “blaugrana” nuk do të jenë më të ndara në vija horizontale, por në katrorë, ashtu siç është edhe fanella e Kroacisë.

Jaka e fanellës do të jetë rrethore, ndërsa të shkurtat do të jenë njëngjyrëshe, blu e errët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat