Juventusi nuk do të udhëtojë në SHBA, i frikësohet arrestimit të Ronaldos

Futboll

Juventusi nuk do të udhëtojë në SHBA, i frikësohet arrestimit të Ronaldos

Më: 21 mars 2019 Në ora: 13:39
Cristiano Ronaldo

Kampionët e Italisë nuk do të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për turnetë miqësorë gjatë verës.

New York Times zbulon programin e Juventusit për ndeshjet miqësore të verës.

Gazeta amerikane shkruan se klubi bardhezi nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e turneut të zakonshëm “International Champions Cup” në Amerikë, por të luajë sfidat që do të zhvillohen në Azi, pikërisht në Kinë dhe Japoni.

Një vendim ky i “Zonjës së Vjetër” që me shumë mundësi lidhet me problemet gjyqësore e Cristiano Ronaldos për një përdhunim të pretenduar ndaj Kathryn Mayorga.    

Për momentin, nuk ka ndonjë zyrtarizim sepse Juventusi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në International Champions Cup 2019, por pa dhënë detaje se ku do t’i zhvillojë ndeshjet. Më 27 mars do të publikohet kalendari zyrtar i ndeshjeve, që do t’i japë fund kësaj dileme.

Juventusi i ka bërë kërkesë Relevent Sports, kompanisë që ka marrë përsipër organizimin e turneut, se dëshiron të luajë vetëm në ndeshjet aziatike, pasi i frikësohet një arrestimi të mundshëm të Ronaldos nga autoritetet amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat