Ibrahim Useini në formë, premton spektakël drithërues

Futboll

Ibrahim Useini në formë, premton spektakël drithërues

Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:59
Ibrahim Useini

Kudo në botë kemi sportist shqiptar të dëshmuar dhe në skuadrat ku veprojnë ata shënojnë rezultate të lakmueshme.  Kemi emra e emra të futbollistëve që po lënë gjurmë kudo që po luajnë dhe sot me të arriturat e tyre mburret edhe kombit shqiptar. Sot në shumë shtetet e botës kemi futbollist shqiptar që mbrojnë ngjyrat me sukses në klubet e ndryshme e të mirënjohura dhe mbase bëjnë diferencën në fushën e lojës.

Një emër që vërtet meriton respektin, kur ishte në moshën e njomë të tij me mënyrën se si e manovronte topin i linte pa frymë edhe ekspertët  mirënjohur të sportit të popullarizuar.

Ai është djaloshi me prejardhje nga Debreshti i Gostivarit, Ibrahim Useini, i cili vazhdon me lojën më atraktive, por tani me veteranët e klubit të futbollit Zurich, që fundjavën që e lamë pas morën pjesë në turneun për veteranë i njohur me emrin “International Friendly Match”.

Image
Ibrahim Useini, luan për veteranët e klubit të futbollit Zurich

Një turne i respektuar, ku marrin pjesë skuadrat nga mbarë Kontinenti i Vjetër (evropian) dhe përcillet nga një numër i madh i dashamirëve më fanatikë të kësaj loje, që i japin një shkëlqim turneut, duke e shndërruar edhe në festë futbolli. Në mesin e tyre është edhe skuadra e futbollit Zurich, ngjyrat e së cilës po i mbron edhe ish-talenti parekselancë, Ibrahim Useini. 

Në fakt, Ibrahim Useini është futbollist kryesor te FC Zurich. Është luftarak i madh në fushën e lojës, shquhet me mjeshtrin e tij dhe shumë herë edhe shkakton emocione të pakufishme të tifozët.  Useini karrierën e ka filluar në ekipin e FC Efretikon, që në atëkohë ka qenë talent i jashtëzakonshëm, mirëpo ashtu siç ndodhë shpesh me futbollistët edhe “Ibon”, lëndimi do të ndalon që të dëshmojë dhuntinë të cilën ia dha Perëndia dhe fatkeqësisht nuk arriti të dëshmojë gjithë atë potencial të cilin e ngërthente në vete. Turneu edhe pse nuk filloi siç është më mirë për ekipin e FC Zurich, për faktin se pësuan humbje nga veteranët e Bayernit të Munihut, golashënues i vetëm i skuadrës së Zurich-ut ishte pikërisht Ibrahim Huseini. Jo vetëm me kaq, por Useini ngriti në këmbë tifozët, i cili shënoi gol spektakolar dhe që rrallë shihet.

Ky gol bëri që Useini të përshëndetet me ovacione dhe duartrokitje të zjarrta nga më shumë se 700 tifozë, aq sa ishin tubuar për ta ndjekë ndeshjen. Edhe pse turneu filluan me humbje për skuadrën e Ibrahim Huseinit, ata janë optimist se në ndeshjet tjera kundër Milanos, Hamburgut dhe Duisburgut do të arrijnë të përmirësojnë imazhin dhe të shënojnë fitore të vlefshme që është objektiv kryesor i këtyre djelmoshave të futbollit.

Në këtë turne po marrin pjesë shumë emra të futbollit të cilët dikur kanë lënë nam në futbollin profesionist si Zvjezdan Misimoviq (boshnjak) dhe shumë emra tjerë të nderuar dhe të respektuar në futbollit europian. Ibrahim Useini rrëfen se po mos të ishin lëndimet të cilat e goditen atë që në fillim të karrierës me siguri për këtë futbollist do të flitej dhe shkruhej anekënd Kontinentit Europian. Sepse Useini ka një teknikë që rrallë kush e ka nga futbollistët, sidomos me lëvizjet e tij të shpejta, goditje pothuajse sikur të përdredhura vështirë ndalen nga portierët.

Tash skuadra e FC Zurich synimin e ka përqendruar drejt tri takimeve të ardhshme kundër skuadrave me renome evropiane si Milano, Hamburg dhe Duisburg, ku Ibrahim Useini është optimist dhe shpreson të jetë sërish në mesin e golashënuesve për skuadrën e tij. Pikësynim i Usenit është që të përgatitet sa më mirë, të jetë në formën maksimale dhe beson e shpreson të jetë edhe në ditën më të mirë të tij. Interesimi për këtë turne është i jashtëzakonshëm për çka dëshmon edhe numri i shikuesve ku ndeshjen e parë mes FC Zurich dhe Bayern e ndoqën mbi 700 shikues. Useini premton spektakël dhe lojëra të paharrueshme. Premton një turne drithërues për të gjithë, që të kënaqen me lojën më të popullarizuar në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat