Spektakël në Prishtinë, Kosovës i rrëshqiti fitorja kundër Danimarkës së fortë

Futboll

Spektakël në Prishtinë, Kosovës i rrëshqiti fitorja kundër Danimarkës së fortë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2019 Në ora: 18:54
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) – Kosova luajti me zemër, por fitorja i rrëshqiti nga dora në minutat e fundit në duel me Danimarkën e fortë. Kosova barazoi me rezultat 2:2 me danezët, në ndeshjen miqësore e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në praninë e më së 13 mijë shikuesve. 

Futbollistët Amir Rrahmani dhe Bersant Celina, janë heronj të Kosovës! Rrahmani shënoi në minutën e 42-të e Celina në atë të 66-tën, duke i dhënë barazimin në testin e parë kombëtares tonë në vitin 2019, në prag të ndeshjes së parë kualifikuese të grupit A në Kampionatin Evropian 2020, kundër Bullgarisë e cila luhet të hënën e 25 marsit (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, zvicerani Bernard Challandes, vazhdon me rezultate të jashtëzakonshme, kësaj radhe nxori një rezultat fantastik, një barazim të madh në miqësore kundër Danimarkës, e cila renditet në vend të dhjetë në renditjen e përgjithshme të FIFA-së. Një barazim ndaj danezëve që vërtet është sikur fitore.

Një Danimarkë që hasi në vështirsi për gjatë gjithë lojës, u bllokua sulmuesit e saj nga mbrojtja shumë luftarake e djelmoshave tanë. Një Danimarkë me përvojë të madhe e cila para 27 viteve (1992) ka qenë kampione e Evropës, por sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” vetëm fati sportiv e shpëtoi nga humbja, mu në çastet e fundit dhe krejtësisht nga një pakujdesi e mbrojtjes tonë. Ky barazim është një paralajmërim për Bullgarinë se do ta ketë të vështirë të hënën e ardhshme në ndeshjen e parë zyrtare dhe në sfidën e parë ndaj Kosovës që po rritet gjithnjë e më shumë për nga cilësia dhe rezultatet. Në minutën e 20-të, Vedat Muriqi për mrekulli u lirua dhe futet në 16-sh, por në çastet vendimtare në vend që të gjuan, ai gaboi duke e rikthyer topin prapa dhe rasti shkoi në pakthim.  Pas shtatë minutave Leart Paçarada mjaft mirë gjuan nga distanca por goditja e tij bllokohet. Në minutën e 29-të, Vedat Muriqi ka qenë i pafat. Ai nga rreth 15 metra dërgoi goditje jashtëzakonisht të fortë, por për disa milimetra topi shkoi përskaj pingules së djathtë të portierit Schmeichel. Gjashtë minuta pa përfunduar pjesa e parë (39’), Jorgensen në pozitë ideale nga afërsia, por nuk qe i përqendruar dhe fat për portierin Muric dhe Kosovën. Besar Halimi me mjeshtri harkoi, kurse Amir Rrahmani nga afërsia pak me kokë e pak me krah godet topin dhe e lë të tronditur portierin Schmeichel, 1:0 për Kosovën në minutën e 42-të.  

Kosova dha maksimumin në 45 minuta e parë,  zbatuan me përpikëri këshillat e përzgjedhësit. Në minutën e 62-të,  Herolind Shala shkaktoi penallti panevojë, duke rrëzuar Braithwaiten, ndërsa pas një minute (63’) Christian Eriksen me mjeshtri e kryen penalltinë dhe barazoi rezultatin 1:1.

Ky barazim nuk zgjati shumë, pasi që në minutën e 66-të, Arbër Zeneli asistoi deri te Bersant Celina, ky i fundit në pozitë të shkëlqyeshme i cili nga afërsia me goditje mjeshtërore e të saktë la në gjumë portierin Schmeichel, 2:1. Kur të gjithë priten se Kosovës po i buzëqesh fitorja, kjo iu mohua nga Pierre-Emile Hojbjerg.

Ai doli në pozitë ballore dhe nga afërsia shënon për 2:2 pikërisht në minutën e 90+2, duke shpëtuar me fytyrë danezët. Në përgjithësi ka qenë lojë e luftuar,  sidomos Kosova tregoi angazhim të madh dhe me pak sportiv, por sikur t’i realizonin edhe rastet fitorja do të ishte e tyre.

Barazimi është shumë më rëndësi që i jep motiv shtesë para ndeshjes zyrtare me Bullgarinë, kurse Danimarka ishte në një situatë të vështirë dhe mezi e shmangu humbjen dhe në minutën e dytë shtesë.  
 
Kosova-Danimarka    2:2

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Gjyqtar: A. Palabiyik (Turqia).
Shikues: 13.000.
Shënues: Rrahmani (42’), Celina (66’) – Eriksen (63’-nga penalltia), Hojbjerg (90+2’).
Kartonat e verdhë: Ch. Larsen, Ankersen.
Kosova: Muric (Ujkani 49’), Paçarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Halimi (Kastrati 81’), Shala, Rashica (Zhegrova 46’), Celina (Voca 71’), Zeneli (Berisha 70’), Muriqi (Nuhiu 81’).
Danimarka: Schmeichel, Ankersen, Christensen (Kjaer 60’), B. Larsen (Gytkjaer 77’), Delaney, Jorgensen, Braithwaite, Jorgensen (Dolberg 60’), Dalsgaard (Larsen 46’), Lerager (Eriksen 60’), Hojbjerg.

90+2’  Një pakujdesi e mbrojtjes së Kosovës, Pierre-Emile Hojbjerg del në pozitë ballore dhe nga afërsia shënon për 2:2.

86’ Danimarka po has në vështirësi, nuk gjen në asnjë formë korridor që të shënojë golin e barazimit, mbrojtja e Kosovës luan me shumë mençuri, po ashtu edhe mesfusha dhe sulmi prore i rrezikshëm.

83’ Lojë e pëlqyeshme, Kosova po luan me zemër, ka përkrahjen e më së 13 mijë shikuesve dhe afër fitores ndaj një kombëtare që para 27 viteve ka qenë kampione e Evropës.

Kosova-Danimarka    2:1
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Gjyqtar: A. Palabiyik (Turqia).
Shikues: 13.000.
Shënues: Rrahmani (42’), Celina (66’) – Eriksen (63’-nga penalltia).
Kosova: Muric (Ujkani 49’), Paçarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Halimi (Kastrati 81’), Shala, Rashica (Zhegrova 46’), Celina (Voca 71’), Zeneli (Berisha 70’), Muriqi (Nuhiu 81’).
Danimarka: Schmeichel, Ankersen, Christensen (Kjaer 60’), B. Larsen (Gytkjaer 77’), Delaney, Jorgensen, Braithëaite, Jorgensen (Dolberg 60’), Dalsgaard (Larsen 46’), Lerager (Eriksen 60’), Hojbjerg.

78’ Kosova është shumë afër fitores së madhe në miqësoren kundër Danimarkës.

74’ Kosova drejt fitores, po luan me vetëmohim të pashoq.
Kosova-Danimarka    2:1
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Gjyqtar: A. Palabiyik (Turqia).
Shikues: 13.000.
Shënues: Rrahmani (42’), Celina (66’) – Eriksen (63’-nga penalltia).
Kosova: Muric (Ujkani 49’), Paçarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Halimi, Shala, Rashica (Zhegrova 46’), Celina (Voca 71’), Zeneli (Berisha 70’), Muriqi.
Danimarka: Schmeichel, Ankersen, Christensen (Kjaer 60’), Larsen, Delaney, Jorgensen, Braithëaite, Jorgensen (Dolberg 60’), Dalsgaard (Larsen 46’), Lerager (Eriksen 60’), Hojbjerg.

Zeneli asistoi deri te Bersant Celina në pozitë të shkëlqyeshme i cili nga afërsia me goditje mjeshtërore  e të saktë la në gjumë portierin Schmeichel, 2:1.
Kosova-Danimarka    2:1
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.ç
Gjyqtar: A. Palabiyik (Turqia).
Shikues: 13.000.
Shënues: Rrahmani (42’), Celina (66’) – Eriksen (63’-nga penalltia).
Kosova: Muric (Ujkani 49’), Paçarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Halimi, Shala, Rashica (Zhegrova 46’), Celina, Zeneli, Muriqi.
Danimarka: Schmeichel, Ankersen, Christensen (Kjaer 60’), Larsen, Delaney, Jorgensen, Braithëaite, Jorgensen (Dolberg 60’), Dalsgaard (Larsen 46’), Lerager (Eriksen 60’), Hojbjerg.

63’ Christian Eriksen me mjeshtri godet nga penalltia dhe barazoi rezultatin 1:1.

62’ Herolind Shala shkaktoi penallti panevojë, duke rrëzuar Braithwaiten.

Kosova-Danimarka    1:1
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Gjyqtar: A. Palabiyik (Turqia).
Shikues: 13.000.
Shënues: Rrahmani (42’) – Eriksen (63’-nga penalltia).
Kosova: Muric (Ujkani 49’), Paçarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Halimi, Shala, Rashica (Zhegrova 46’), Celina, Zeneli, Muriqi.
Danimarka: Schmeichel, Ankersen, Christensen (Kjaer 60’), Larsen, Delaney, Jorgensen, Braithëaite, Jorgensen (Dolberg 60’), Dalsgaard (Larsen 46’), Lerager (Eriksen 60’), Hojbjerg.

60’ Ka shumë lojë deri në fund, por Kosova është në epërsi dhe në anën tjetër festë në stadium nga “Dardanët”.

57’ Kosova po luan lojën e saj, Danimarka në vështirësi dhe nuk po gjen mundësi për të rrezikuar.

54’ Kosova po dëshmon lojë të mirë edhe në pjesëne  dytë, luan me shumë siguri dhe pretendon edhe golin e radhës.

52' Kosova-Danimarka    1:0
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: A. Palabiyik (Turqia).

Shënues: Rrahmani (42’).
Kosova: Muric (Ujkani 49’), Paçarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Halimi, Shala, Rashica (Zhegrova 46’), Celina, Zeneli, Muriqi.
Danimarka: Schmeichel, Ankersen, Christensen, Larsen, Delaney, Jorgensen, Braithëaite, Jorgensen, Dalsgaard (Larsen 46'), Lerager, Hojbjerg.

48’ Atmosferë madhështore, Kosova synon ta ruajë epërsinë dhe të shënojë një fitore të madhe në testin e parë për vitin 2019.

Fillon pjesa e dytë.

Kosova dha maksimumin në 45 minuta e parë,  zbatuan me përpikëri këshillat e përzgjedhësit Bernard Challandes dhe që rezultoi me rezultat të favorshëm. Atmosfera në stadium për notë dhjetë, kurse Danimarka është e habitur për paraqitjen të shkëlqyeshmë të “Dardanëve’.

Përfundoi pjesa e parë, Kosova në epërsi ndaj Danimarkës, që renditet në dhjetë vendet e para në botë. Kosova pa dyshim se është një Brazil i dytë për futboll. Djelmoshat luajnë me shumë zgjuarsi, janë të shpejt dhe sulmojnë me të gjitha forcat që kanë.

45' Kosova-Danimarka 1:0.

42’ Besar Halimi me mjeshtri harkoi, kurse Amir Rrahmani nga afërsia gjysmë me kokë e gjysmë me krah godet dhe e lë të tronditur portierin Schmeichel. Ndezet atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri”, festë futbolli. 

39’ Jorgensen në pozitë ideale nga afërsia, por nuk qe i përqendruar dhe fat për portierin Muriq dhe Kosovën.

38’ Nuk ka gola, Danimarka ani se bën presion por jo edhe të vije deri te rasti.

32’ Arbër Zeneli i shpejt, Vedat Muriqi dinak, po fusin gjithnjë në presion rivalin.

29’ Vedat Muriqi sa i pafat. Ai nga rreth 15 metra dërgoi goditje jashtëzakonisht të fortë, por për disa miliimetra topi shkoi përskaj pingules së djathtë të portierit Schmeichel.

Image

27’ Leart Paçarada mjaft mirë gjuan nga distanca por goditja e tij bllokohet.

23’ Mbrojtja e Kosovës deri me tash është në nivel, duke mbuluar çdo hapësirë të sulmuesve danez.

20’ Vedat Muriqi për mrekulli u lirua dhe futet në 16-sh, por në çastet  vendimtare në vend që të gjuajë, ai gaboi duke e rikthyer topin prapa dhe rasti shkoi në pakthim.

19’ Danimarka është më e mirë, më sulmuese dhe kërkon që të shënojë sa më parë. 

15’ Danimarka shton presionin në drejtim yë portës së Kosovës, por pa sukses.

13’ Lojë me ritëm por deri me tani nuk ndonjë rast ideal.

10’ Kosova po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, kërkon me ngulmë golin.

8’ Nuk ka gola, lojë shumë e mirë, Kosova orvatet që të befasojë dhe të shënojë përmes Arbër Zenelit.

4’ Danezët vënë në vështirësi mbrojtjen e Kosovës.

Image

3’ Danimarka duket se e ka ndërmend të sulmojë, e cila edhe posedon topin. Korneri i parë për Kosovën.

1’ Fillon ndeshja Kosovë-Danimarkë, sfidë emocionuese.

Intonohen himnet.

Dalin futbollistët në fushë, emocione të mëdha.

Stadiumi është mbush me shikues dhe në pritje të nisjes së lojës.

Kjo sfidë është një test i mirë për Kosovën para asaj zyrtare që luhet të hënën me 25 mars (20.45) kundër Bullgarisë, në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Gjithçka gati për ndeshjen miqësore e cila fillon në orën 19.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova kundër Danimarkkës, cila do të del triumfuese gjatë kësaj miqësore lukse.

Danezët pretendojnë fitore, kurse Kosova të tregoj lojë të fortë dhe të kënaq tifozët “Dardanët”.

Kanë mbetuar edhe pak minuta deri tek fillimi i ndeshjet Kosovë – Danimarkë.

Para pak çastesh, kampi verdhë e kaltër ka zbuluar edhe 11-shen startuese të kësaj sfide, e të cilën mund ta shikoni më poshtë.

Formacionet zyrtare të dyja ekipeve janë këto:

Kosova: Muric, Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Halimi, Shala, Rashica, Celina, Zeneli, Muriqi.

Danimarka: Schmeichel, Ankersen, Christensen, Larsen, Delaney, Jorgensen, Braithwaite, Jorgensen, Dalsgaard, Lerager, Hojbjerg.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat