Celina u kërkon falje tifozëve për barazimin me Danimarkën

Futboll

Celina u kërkon falje tifozëve për barazimin me Danimarkën

Më: 21 mars 2019 Në ora: 21:04
Pamje nga ndeshja

Një nga lojtarët me paraqitjen më të mirë ndaj Danimarkës, Bersant Celina, ka komentuar barazimin e Kosovës në ‘Fadil Vokrri’.

Kosova dhe Danimarka luajtën 2:2 në Prishtinë, në një përballje miqësore që dhuroi shumë emocione.

Celina që shënoi në këtë ndeshje për Kosovën, ka vlerësuar paraqitjen e ‘Dardanëve’.

Ylli i Manchester Cityt duke folur për ‘Supersport Kosovën’, u ka kërkuar falje tifozëve për barazimin ndaj Danimarkës.

Por, Celina ka shtuar se ndeshja ndaj Bullgarisë është më e rëndësishme për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat