Hareide i fascionuar me Kosovën

Futboll

Hareide i fascionuar me Kosovën

Më: 21 mars 2019 Në ora: 21:46
Hareide i fascionuar me Kosovën

Përzgjedhësi i Kombëtares së Danimarkës, Aage Hareide është shprehur i fascinuar me paraqitjen e Kosovës në ndeshjen e sotme. “Kosova është një skuadër që di të luajë mirë futboll. Ishte një ndeshje shumë e mirë për të marrë formë loja jonë dhe për të parë ku jemi. Duke marrë parasysh renditjen e Kosovës e kemi marrë ndeshjen si më të lehtë, por është e qartë se në futbollin ndërkombëtar nuk ka ndeshje të lehta”, ka thënë Hareide.

Ai e ka pranuar se futbollistët e tij kanë vuajtur për të arritur deri te barazimi. “Kemi mësuar nga kjo ndeshje, kemi luftuar 90 minuta për të marrë këtë barazim. Them se disa futbollistë të Kosovës më kanë fascinuar”, ka shtuar Hareide.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat