Gazeta daneze: Evituam një humbje të turpshme

Futboll

Gazeta daneze: Evituam një humbje të turpshme

Më: 21 mars 2019 Në ora: 23:02
Kosova

Një gol i Pierre-Emile Hojbjerg në minutat shtesë shmangu humbjen në Kosovë, kombëtare kjo që është e 130-ta në renditjen botërore.

Kështu e nis artikullin gazeta e madhe daneze dr.dk për ndeshjen Kosovë – Danimarkë që përfundoi me rezultat 2-2.

Gazeta daneze potencon se takimi me Kosovën ishte gati për t’i dhënë fund një periudhe të gjatë pa humbje nën drejtimin e Age Hareide.

Poashtu shkruan se Kosova ishte më e mirë dhe më kërkuese, duke cekur se “Dardanët” ishin gati të na shkaktonin humbjen e parë pas 25 ndeshjeve të fundit të udhëhequr nga Age Hereide.

“Statistikat, trajneri dhe vetë lojtarët kanë treguar se janë në rrugë të duhur se dhe kemi një ekip të fortë kombëtar, por ndaj Kosovës ishim shumë afër një humbje turpëruese.

“Në të dyja aspektet, në fushë dhe në tribuna rezultati i tyre festohej pas epërsisë, dukej sikur të ishte një ndeshje për pikë” shkruan ndër të tjera gazeta daneze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat