Deschamps i sigurt: Zidane do të bëhet trajner i Francës, por...

Futboll

Deschamps i sigurt: Zidane do të bëhet trajner i Francës, por...

Më: 22 mars 2019 Në ora: 08:16
Didier Deschamps

Didier Deschamps, trajneri i Francës, ka siguruar në një intervistë me “L'Equipe” se Zidane, trajneri aktual i Real Madridit, do ta drejtojë ekipin kombëtar francez në të ardhmen. Kjo është një ide e shprehur edhe më parë, qysh majin e vitit të kaluar: "Në një kohë apo në tjetrën, Zidane do ta zërë këtë vend, por nuk e di se kur. E ka kohën përpara. 

Mund të kishte ndodhur më parë, mund të jetë tani, ose më vonë, nuk e di. Parashikimi është i qartë, ashtu siç ishte  thënë për mua në një moment. Megjithatë, unë mendoj se ky është problemi juaj si gazetarë, tani, nuk është një problem për mua.

Vazhdimësia? Kam bindje të njëjtë si më parë, jam i gëzuar dhe i gatshëm për të ecur përpara. Në fakt, jam gjithmonë i tillë. Jam i sigurt se ka ende gjëra të bukura për të bërë. “Euro 2020” është një tjetër mundësi. Natyrisht, nuk duhet të mendojmë për Kampionatin Europian përpara se të kualifikohemi dhe të jemi atje. 

Gjithmonë ka rreziqe rrugës, siç është vërtetuar historikisht. Kualifikueset në grup nuk janë kurrë të lehta. Nuk e fsheh: për të dyja palët, lojtarët dhe trajnerin, nuk ka asgjë tjetër si Kupa e Botës". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat