200.000 madrilenë zgjedhin unanimisht blerjen e parë të Zidane

Futboll

200.000 madrilenë zgjedhin unanimisht blerjen e parë të Zidane

Më: 22 mars 2019 Në ora: 08:19
Kylian Mbappe

Merkato e verës pritet të jetë tepër e nxehtë për Real Madridin, që me Zidane në krye të skuadrës priten shumë largime dhe afrime të reja.

Qëllimi kryesor është blerja e një sulmuesi të afirmuar për të zënë vendin e lënë bosh nga Cristiano Ronaldo. Në një votim të realizuar nga media e madhe spanjolle “Marca” kanë marrë pjesë mbi 200 mijë persona ku kanë votuar për të lojtarin e preferuar për të mbërritur në “Bernabeu”.

Me 79% të votave Kylian Mbappe është lojtari që ëndërrohet nga tifozët madrilenë për t’u veshur me fanellën e bardhë. Me nga 10% të votave renditen pas tij Eden Hazard dhe Harry Kane. 

Sa i përket rolit të organizatorit, Hazard u votua me 70% të votave, duke lënë pas Christian Eriksen të Tottenham. Ndërkohë që kanë habitur me mbrojtësin e tyre të preferuar: Matthijs de Ligt i Ajax është emri i parë në listën e dëshirave të tifozëve të Realit, edhe pse holandezi është objekt i Barcelonës dhe në Madrid do mbërrijë Militao në fund të këtij sezoni.

Paul Pogba është gjithashtu një alternativë që pëlqehet në mesfushë, me 38% të votave në favor të mesfushorit francez. 

Ndërkohë që për anësorët më shumë u preferua Marcos Alonso i Cheslea dhe pas tij u rendit David Alaba i Bayern Munchen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat