Dinastia Maldini vijon me Danielin: Dua të luaj te Italia si gjyshi dhe babi! - Bota Sot
Dinastia Maldini vijon me Danielin: Dua të luaj te Italia si gjyshi dhe babi!

Futboll

Dinastia Maldini vijon me Danielin: Dua të luaj te Italia si gjyshi dhe babi!

Më: 22 mars 2019 Në ora: 08:21
Daniel Maldini

Dinastia Maldini duket se do vijojë në Itali dhe përfaqësuesja “azurre”. Daniel Maldini, djali i Paolo dhe nipi i Cesare duket se është duke hedhur hapat e babait dhe gjyshit të tij në karrierën si futbollit.

Aktualisht Danieli luan me ekipin e të rinjve të Milan, aty ku ka shkëlqyer dhe arriti të fitojë ftesën në ekipin U18 të Italisë në miqësoren ndaj Holandës më 22 mars, ditë ku pritet që ai të debutojë.

Ndryshe nga Paolo, Danieli luan si mesfushor me tipare sulmuese dhe në një intervistë tregoi emocionet e tij të para me fanellën e kaltër dhe ndihmën që i ka dhënë babai i tij.

“Për mua është nder të vesh këtë fanellë. Jam i lumtur që jam këtu. Shpresoj që një ditë të luaj në kombëtaren A, ashtu siç bëri gjyshi dhe babai im”, tha Danieli.

“Babi më ka mësuar shumë, më ndihmon gjithmonë duke më dhënë këshilla. Mbi të gjitha, ai qëndron gjithmonë pranë meje dhe më mban me këmbë në tokë”, vijoi më tej ai.

Në fund 17-vjeçari tha se ndryshe nga i ati preferon të sulmojë më shumë sesa të mbrojë. Për këtë ai pëlqen të luajë përpara dhe shpreson që të jetë një ditë një lojtar që premton gola dhe asist.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...