Rio Ferdinand: Do ta merrja menjëherë këtë talent te Manchester United

Futboll

Rio Ferdinand: Do ta merrja menjëherë këtë talent te Manchester United

Më: 22 mars 2019 Në ora: 10:19
Jadon Sancho

Manchester United duhet të lëvizë për të marrë yllin e Anglisë, Jadon Sancho. Kështu sugjeron ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq”, Rio Ferdinand. Ky i fundit e njeh lojtarin e ri, të lindur në Londër, dhe familjen e tij. Ai mendon se do të përshtatej në mënyrë të përkryer në krahun e djathtë të skuadrës nga “Old Trafford”: "Unë do ta merrja atë te Manchester United, pa asnjë hezitim. Anglez, i ri, i uritur dhe i talentuar, kjo është e gjitha që duhet të ketë një lojtar i kompletuar i së ardhmes".

Sancho u largua nga Manchester City në gusht 2017, i irrituar nga mungesa e aktivizimit në ekipin e parë nga Pep Guardiola. Ai u transferua te Borussia Dortmund, ku ka shkëlqyer këtë sezon. Për Ferdinand, gatishmëria e tij për të lëvizur diku tjetër tregon vendosmërinë dhe vetëbesimin e Sancho: "E kam njohur Jadon që kur ishte fëmijë, e njoh përmes miqve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat