Në Napoli e shfrenojnë fantazinë, duan 3 yje të Realit

Futboll

Në Napoli e shfrenojnë fantazinë, duan 3 yje të Realit

Më: 22 mars 2019 Në ora: 12:32
Reali i Madridi

Reali i Madridit pritet të bëjë revolucion në verë dhe duket se shumë klube e shohin si supermarket për të marrë lojtarë që kanë nevojë për stimuj të rinj.

Kjo ka bërë që edhe mediat të gjejnë material për të spekuluar për transferime që ndonjëherë arrijnë në kufijtë e qesharakes.

I tillë është lajmi që vjen nga Italia, sepse e përditshmja napolitane "Il Mattino" shkruan se esidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis ka kontaktuar Real Madridin për të marrë informacion për disa lojtarë. Sipas gazetarëve italiane, Napoli kërkon Isco, Marcelo e Casemiro.

Isco e Marcelo kanë pasur probleme me Solarin, por tani që drejtimin e ka marrë Zidane situata ka ndryshuar në mënyrë drastike. Nddërkaq, Casemiro ka pasur luhatje këtë sezon, por mbetet lojtar kyç në mesfushën e Realit dhe duket shumë e vështirë që Reali ta lëshojë, ashtuu si në rastin e Marcelos dhe Iscos, për të cilët gjithsesi çmimi do ishte stratosferik, mbi 70 milionë për secilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat