Reali bleu Militaon, Nacho pëlqehet nga Roma

Futboll

Reali bleu Militaon, Nacho pëlqehet nga Roma

Më: 22 mars 2019 Në ora: 14:06
Reali bleu Militaon, Nacho pëlqehet nga Roma

Italianët e Romës kanë rikthyer vëmendjen nga mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez. Afrimi tashmë i zyrtarizuar i Eder Militaos në “Santiago Bernabeu” verën e ardhshme duket t’i ketë zvogëluar mundësitë që 29-vjeçari të ketë një vend në formacionin e Zidane dhe kjo situatë kërkon të shfrytëzohet nga klubi verdhekuq, që do të mundohet të arrijë një marrëveshje për transferimin e Nachos në Itali.

Edhe më parë mbrojtësi, i cili gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar te madrilenët, ka qenë objekt dëshire i Romës, me ish-drejtorin sportiv, Monchi, që insistoi shumë për të, por mes klubeve nuk u arrit një akord. Italianët shpresojnë që me afrimin e një mbrojtësi si Militao, këtë herë Real Madrid do të bëjë lëshime, duke hequr dorë nga 29-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat