Mediet nga Bullgaria kanë paralajmëruar Kombëtaren e tyre për Kosovën

Futboll

Mediet nga Bullgaria kanë paralajmëruar Kombëtaren e tyre për Kosovën

Më: 22 mars 2019 Në ora: 14:09
Mediet nga Bullgaria kanë paralajmëruar Kombëtaren e tyre për Kosovën

Mediet nga Bullgaria kanë paralajmëruar Kombëtaren e tyre për rrezikun që kanos Kosova, para ndeshjes të së hënës në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” treguan një tjetër paraqitje të mirë të enjten mbrëma, duke barazuar 2:2 në një miqësore me Danimarkën.

“Kosova tregoi se çfarë i pret “luanët” në Prishtinë”, “Bullgarinë e pret një Kombëtare e madhe në Prishtinë,” janë vetëm disa nga titujt e medieve nga Bullgaria.

Kosova luan kundër Bullgarisë të hënën me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen e cila është e vlefshme për kualifikimet për “Euro2020".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat