Ka refuzuar tre ekipe, De Biazi rrëfehet

Futboll

Ka refuzuar tre ekipe, De Biazi rrëfehet

Më: 22 mars 2019 Në ora: 15:40
Ka refuzuar tre ekipe, De Biazi rrëfehet

Xhani De Biazi, ish-trajneri i Shqipërisë, tashmë është opinionist i RAI-t në Itali dhe nuk po trajnon asnjë skuadër. Kjo ka ndodhur për zgjedhje të tij dhe jo sepse asnjë ofertë nuk i ka ardhur.

Tekniku italian ka folur në një intervistë për “Tuttomercato.web”, duke rrëfyer zgjedhjet e tij.

“Çdo gjë ishte zgjdhja e imja. Nëse do të doja të kthehesha, do ta kisha bërë. Dua të rinisë një projekt të rëndësishëm dhe me baza. Kam marrë oferta, por i kam refuzuar. Frozinone dhe Venecia ishin dy ekipe që kam refuzuar ashtu si Armeninë”, ka thënë De Biazi.

Këto kanë qenë projekte jo me baza të forta, pasi i kërkohej De Biazit të shpëtonte sezonet e skuadrave, të cilat nuk kishin bërë mirë. Kështu italiani ka mbajtur rolin e opinionistit te RAI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat