Gareth Bale: Nuk kam pasur probleme me Cristiano Ronaldon në Real Madrid

Futboll

Gareth Bale: Nuk kam pasur probleme me Cristiano Ronaldon në Real Madrid

Më: 22 mars 2019 Në ora: 18:20
Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldon

Gareth Bale insiston se nuk ka pasur asnjëherë ndonjë problem me ish bashkëlojtarin te Real Madridi, Cristiano Ronaldon.

Dyshja kanë luajtur në sulm te Madridi së bashku për pesë sezone që kur Bale iu bashkua klubit në vitin 2013 deri në verën e kaluar kur Ronaldo u largua për transferim te Juventusi.

“Cristiano Ronaldo është një lojtar i mrekullueshëm, unë e kam shijuar plotësisht lojën me të”, ka thënë Bale për BT Sport. “Sigurisht se mediat përpiqen për të rritur këto probleme që nuk ishin asnjëherë. Ne kemi shkuar shumë mirë”

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe me atë që ka bërë për klubin dhe numrin e golave të shënuara. Një lojtar i mrekullueshëm që ende është duke vazhduar kështu”

“Më kujtohet prezantimi në stadium dhe këtu ishin rreth 40 mijë deri në 50 mijë njerëz dhe unë kisha mbetur duke thënë ‘o zot'”

“Jam ndier mrekullueshëm që përfundimisht isha këtu sepse ka qenë një rrugë e gjatë në atë merkato të transferimeve”

“E vlerësoj gjithçka që Tottenhami ka bërë për mua, por mendoj se ata e kuptuan në atë kohë se kur një klub i madh si Real Madridi të kërkon është vështirë për t’i refuzuar”

Image

“Edhe pse unë isha duke e shijuar kohën time në Tottenham, e kam dashur klubin dhe ende e dua, kërkesës nga Real Madridi për të ardhur do të pendohesh nëse i thua jo”, përfundoi Bale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat