AS: “Rrugët e merkatos e çojnë Realin te Mbape”

Futboll

AS: “Rrugët e merkatos e çojnë Realin te Mbape”

Më: 22 mars 2019 Në ora: 18:40
Kilyan Mbappe

Në kryetitullin e të përditshmes spanjolle “AS”, shkruan për merkaton e Real Madridit në verë dhe se caku kryesor është francezi Kilian Mbappe. PSZH-ja ka zgjidhur çështjen “Fair-Play”-it financiar me UEFA-n, por për të mos pasur të tjera problematika, duhet t’i bëjë mirë llogaritë. Drejtuesit e Realit e dinë shumë mirë se klubi parisien do të bëjë çdo lloj rezistence për të mos e lëshuar 20-vjeçarin, i cili konsiderohet si një nga më të mirët në botë. Sulmuesi mbetet objektivi kryesor i presidentit Florentino Perez, që është gati të bëjë çmenduri për ta realizuar këtë lëvizje. Fakti që PSZH duhet ta shesë 150 milionë euro e ndihmon disi presidentin e Realit. Në listën e përforcimeve të mundshme të ekipit spanjoll janë edhe Hazard, Pogba, Kejn dhe Eriksen. Në verë pritet që te Reali të vijnë disa lojtarë me kualitet, që do ta freskonin organikën e kampionëve në fuqi të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat