Pakueta me numrin 10 ndaj Panama-s dhe Çekisë

Futboll

Pakueta me numrin 10 ndaj Panama-s dhe Çekisë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 18:41
Paqueta

Kombëtarja e Brazilit është aktualisht grumbulluar për dy sfidat e radhës miqësore ndaj Panamasë dhe Republikës Çeke. Në listën e trajnerit Tite, për këtë miqësore është thërritur edhe Lukas Paketa i cili shihet si një nga futbollistët brazilianë më të talentuar të viteve të fundit, teksa në merkaton e janarit, këtë sezon 21-vjeçari është transferuar në Itali, te skuadra e Milanit. Si për të konfirmuar besimin te cilësitë e Paketës, edhe në Kombëtare, në mungesë të Nejmarit, sulmuesit i është besuar numri 10. Një numër që peshon duke qenë se më parë është mbajtur nga legjendat e Brazilit si Pele, Ziko, Ronaldinjo dhe së fundmi Nejmar. Paketa është shprehur se do të bëjë të pamundurën për të përfaqësuar më së miri fanellën e Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat