Befasi: Shikoni si e përshkruan mediumi serb barazimin e Kosovës ndaj Danimarkës

Futboll

Befasi: Shikoni si e përshkruan mediumi serb barazimin e Kosovës ndaj Danimarkës

Më: 22 mars 2019 Në ora: 18:46
Kosova

Mediumi serb ‘B92’ ka shkruar për barazimin e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Danimarkës me rezultat 2:2.

‘B92’ e ka përshkruar fitoren e Kosovës duke shkruar se skuadra e vërtetoi formën e saj të mirë, si në miqësore ashtu edhe ato të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Të dyja ekipet kanë luajtur me formacionet më të mira, duke luajtur një ndeshje plotësisht të barabartë, shkruan ndër të tjera ‘B92’.

Kosova në paraqitjen e saj në Ligën e Kombeve me rezultate dominonte është plasuar në një rang më të lartë, Ligën C.

Ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020 Kosova e zhvillon të hënën ndaj Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat