S’ka rehati tek Chelsea, ja kush do t’a zëvendsojë Sarrin

Futboll

S’ka rehati tek Chelsea, ja kush do t’a zëvendsojë Sarrin

Më: 22 mars 2019 Në ora: 18:53
Maurizio Sarri

Teksa vuajtjet e Maurizio Sarri-t në Premier League me Chelsea-n vazhdojnë, raportohet se klubi i ka vënë syrin dy zëvendësuesve potencialë nëse vendos të shkarkojë trajnerin aktual.

Megjithëse e nisi shumë mirë sezonin, teknikut italian i ka rrëshqitur nga dora situata në Samford Bridge dhe aktualisht Chelsea ndodhet jashtë zonës së Champions League, me tetë ndeshje të mbetura këtë sezon.

Europa League mbetet shpresa e vetme e The Blues për një trofe këtë sezon teksa Sarri po mundohet të transformojë stilin e lojës së Chelsea-t, por ka vuajtur shumë pasi lojtarët nuk janë 100% të bindur.

Sipas The Sun, dy trajnerë janë pasardhësit e mundshëm të Sarri-t, njëri është Nono Esporito Santo i Wolves, ndërsa emri i dytë është Frank Lampard, që aktualisht trajnon Derby-n në Championship.

Santo padyshim që është favorit për shkak të eksperiencës që ka. Ai ka shkëlqyer këtë sezon në drejtimin e Wolves. Në krahun tjetër, Lampard po lufton të kualifikojë në play-off të Championship.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat