Ranieri merr një lajm të keq para ndeshjes me Napolin

Futboll

Ranieri merr një lajm të keq para ndeshjes me Napolin

Më: 22 mars 2019 Në ora: 22:02
Claudio Ranieri

Skuadra e Romës për kundërshtar të radhës në Serie A do të ketë skuadrën e Napolit.

Para kësaj ndeshje që do të jetë shumë e rëndësishme për luftën e top katërshes në Serie A, Claudio Ranieri ka pranuar një lajm shumë të keq.

Ylli i skuadrës nga kryeqyteti i Italisë, Alessandro Florenzi, do t’i mungojë skuadrës së tij, si pasojë e një dëmtimi.

Florenzi është liruar edhe nga stërvitjet me Italinë, ku po përgatitej për ndeshjet e eliminatoreve për kampionatin evropian 2020.

Mbrojtësi i djathtë është i dyti që largohet nga kampi i Italisë, pasi Federico Chiesa ishte kthyer në Fiorentina të enjten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat