Balaj pas humbjes me Turqinë: Rezultati 0:2 nuk është real

Futboll

Balaj pas humbjes me Turqinë: Rezultati 0:2 nuk është real

Më: 22 mars 2019 Në ora: 23:08
Bekim Balaj

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2020.

Djelmoshat ‘kuq e zi’ u mposhtën me rezultatin 0:2 nga kombëtarja e Turqisë, që nuk tregoi ndonjë lojë aq të mirë.

“Rezultati 0:2 ishte i keq. Duke parë ndeshjen, na vije keq pasi pjesën e parë ishim më të mirë se kundërshtari. Kishim disa raste që nuk konkretizuam. Kundërshtari na goditi me rastin e parë” ka thënë Balaj për ‘Supersport’.

“Rezultati 0:2 na penalizon shumë për këto kualifikime” ka thënë tutje super sulmuesi i Shqipërisë.

Balaj pati një moment të diskutueshëm kur u rrëzua në zonën e kundërshtarit, por gjyqtari nuk vendosi për penallti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat