Trajneri i Turqisë: Skuadra që kërkoi më shumë fitoren ishim ne

Futboll

Trajneri i Turqisë: Skuadra që kërkoi më shumë fitoren ishim ne

Më: 22 mars 2019 Në ora: 23:22
Trajneri i Turqisë, Senol Gunes

Trajneri i Turqisë, Senol Gunes, ka thënë se skuadra e tij e meritoi fitoren kundër Shqipërisë.

Kombëtarja turke nuk luajti ndonjë lojë shumë të mirë, por me tri raste të krijuara shënuan dy herë.

Megjithatë, selektori turk beson se skuadra e tij e meritoi fitoren, pasi kontrolloi lojën, sidomos pas golit të dytë.

“Ekipi që kërkoi më shumë fitoren ishim ne. Ishte ndeshje e egër. Kundërshtarët tentuan rezultatin pozitiv, por pas golit ne morëm lojën në dorë” ka thënë Gunes.

“Shqipëria ka lojtar shumë të mirë, por lojtarët ishin të tendosur. Mendoj se Shqipëria do të jetë kundërshtar i fortë për skuadrat tjera brenda fushës së saj” ka thënë tutje turku.

Turqia kështu regjistron një fitore mjaft të rëndësishme në rrugën e saj për kualifikimin në Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat