A do të japë dorëheqjen Panucci? Ja si përgjigjet italiani

Futboll

A do të japë dorëheqjen Panucci? Ja si përgjigjet italiani

Më: 22 mars 2019 Në ora: 23:56
Christian Panucci

Christian Panucci nuk ka ndërmend të dorëzohet edhe pas një starti me humbje 0-2 në shtëpi ndaj Turqisë.

“Panorama Sport” pyeti enkas trajnerin italian të kuqezinjve pak minuta më parë në stadiumin “Loro Boriçi”, nëse e mendon largimin pas kësaj humbjeje.

Ja si u përgjigj kreu i pankinës: “Nuk kam pse të jap dorëheqjen. As e çoj nëpër mend këtë”. Gjithsesi, edhe pse Panucci nuk kërkon të dorëzohet, nuk është çudi që të ketë një prishje të njëanshme të kontratës nga FSHF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat