Granit Xhaka i jep një lajm të keq Arsenalit

Futboll

Granit Xhaka i jep një lajm të keq Arsenalit

Më: 23 mars 2019 Në ora: 09:07
Granit Xhaka

Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenal.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova që paraqitet për Përfaqësuesen e Zvicrës, Granit Xhaka, ka lënë të kuptohet se mund të bëjë karrierë edhe të ndonjë skuadër tjetër.

Këtë e ka pranuar vetë mesfushori në një deklarim të bërë së fundi.

26 vjeçari i ka thënë gazetës zvicerane Tagblatt, se nuk ka nevojë t’i jap fund karrierës së tij në veri të Londrës, përcjell ‘Goal.com’.

Xhaka te Arsenal është transferuar në verën e vitit 2016 për 40 milionë euro nga Borussia Monchengladbach.

Mesfushori ka bërë karrierë edhe në Zvicër te Basel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat