Ja çfarë deklaroi Hysaj pas humbjes ndaj Turqisë

Futboll

Ja çfarë deklaroi Hysaj pas humbjes ndaj Turqisë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 09:40
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj ka thënë se Shqipëria mbetet ende në garë pavarësisht humbjes së parë nga Turqia në ‘Loro Boriçi’.

Kuqezinjtë e nisën me humbje ciklin eliminator për Euro 2020, duke u mundur në shtëpi nga Kombëtarja e Turqisë me rezultat 0-2.

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ka komentuar paraqitjen e Shqipërisë pas ndeshjes. Ai duke folur për ‘RTSH’, ka thënë se kuqezinjtë mbesin ende në garë, ndërsa e quan veprim të gabuar gjestin e tifozëve që goditën me shishe portierin Etrit Berisha.

“Jemi akoma në garë. Fitoret e Francës dhe Islandës? Ata kanë luajtur kundër Moldavisë dhe Andorrës. Goditja e Berishës nga tifozët? Ishte një gabim, tifozët kërkuan falje. Shpresoj që ekipi të mos penalizohet”, ka thënë Hysaj.

“Çfarë nuk shkon? Kemi probleme, por nuk mund të thuhet se nuk luftojmë. Po bënim një ndeshje të mirë deri në momentin që pësuam golin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat