Çalhanoglu: Nuk e fshijmë Shqipërinë nga lista

Futboll

Çalhanoglu: Nuk e fshijmë Shqipërinë nga lista

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:42
Hakan Çalhanoglu

Mesfushori i Turqisë, Hakan Çalhanoglu, shënoi një gol të bukur ndaj Shqipërisë të premten në mbrëmje në "Loro Boriçi", duke i dhënë goditjen përfundimtare skuadrës së drejtuar nga Christian Panucci.

Pas ndeshjes, ylli i Milanit u ndal për gazetarët shqiptarë, duke komentuar shkurt fitoren dhe golin e tij, ndërsa tregohet diplomat, duke e vlerësuar Shqipërinë.

"Nuk është e lehtë të fitosh në Shqipëri. Mendoj se Shqipëria ka një skuadër të fortë, me shumë lojtarë që luajnë edhe në Itali. Megjithatë, mendoj se luajtëm një ndeshje të mirë, nuk e ulëm ritmin për asnjë moment dhe menduam vetëm të merrnim 3 pikët.

"Goli? Ndaj thashë që ishte një fitore e vështirë, sepse përballë kishim lojtarë të mirë, që luajnë në Serinë A. Sulmuesi ynë bëri një lëvizje të mirë përpara dhe krijoi hapësirë për mua, ndaj e pata të thjeshtë të gjuaja si doja dhe të shënoja.

"Gara për kualifikim, Shqipëria një rival më pak? Të shohim ndeshje pas ndeshjeje, është vetëm një fitore dhe sapo kemi nisur. Luajtëm një ndeshje të mirë ndaj Shqipërisë dhe tani mendojmë për ndeshjen e së hënës, kundër Moldavisë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat