Kujtim Shala: Rudi Vata është zgjidhja më e mirë për kombëtaren e Shqipërisë

Futboll

Kujtim Shala: Rudi Vata është zgjidhja më e mirë për kombëtaren e Shqipërisë

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2019 Në ora: 13:27
Kujtim Shala

Ish futbollisti i mirënjohur Kujtim Shala, tha se Shqipëria e ka njeriun që ka kapacitetin për ta drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë dhe ai është Rudi Vata.  Shala propozon që Vata të zgjidhet përzgjedhës i Shqipërisë.  

Image

Rudi Vata

“Për momentin zgjidhja më e mirë është ish futbollisti, ish mbrojtësi Rudi Vata për kombëtaren e Shqipërisë. Vata i ka krejt ato elementet e një futbollistit që ka dhënë për kombëtaren dhe ka luajtur në klubet e Evropës, si në Francë, Bundesliga I, në Celtic, pastaj në Japoni etj.

Zgjidhja më e mirë për kombëtaren është Rudi. Është koha që kombëtaren më udhëheq një shqiptar. Ky është Rudi Vata”, tha Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat