Alaba jep sinjale largimi

Futboll

Alaba jep sinjale largimi

Më: 23 mars 2019 Në ora: 14:04
Alaba jep sinjale largimi

David Alaba jep sinjale largimi. Mbrojtësi i Bayern Munich gjatë një interviste deklaroi se po e mendon gjithmonë e më shumë një largim nga bavarezët. 26-vjeçari pohoi se klubi do të bëjë shumë ndryshime për sezonin e ardhshëm dhe se ai po e konsideron mundësinë e nisjes së një aventure tjetër larg Gjermanisë.

Ai theksoi se pavarësisht se ndihet shumë i lumtur me fanellën e Bayernit do t’i pëlqente të provonte një aventurë të re në Spanjë ose në Angli. Nëse do të mund të transferohej në La Liga, Alaba deklaroi se do të dëshironte të luante për Realin e Madridit ose Barcelonën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat