Shqiptarët e Zvicrës edhe pa Shaqirin e mposhtin Gjeorgjinë!

Futboll

Shqiptarët e Zvicrës edhe pa Shaqirin e mposhtin Gjeorgjinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2019 Në ora: 14:30
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Zvicra startoi me tri pikë të mëdha në kuadër të grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Zviceranët triumfuan me rezultat 2;0 në Tbilisi ndaj Gjeologjisë.  Pa yllin kryesor, shqiptarin Xherdan Shaqiri, po ashtu edhe sulmuesin tjetër Admir Mehmedin, që të dytë të lënduar, Zvicra e  kaloi pa problem të ashtuquajturën pengesë Gjeorgjia.  

Mesfushori Granit Xhaka luajti nga minuta e parë dhe sulmuesin Albian Ajeti nga ajo e 61-ta kur zëvendësoi Gavranoviqin, duke ndihmuar Zvicrën drejt fitores së parë dhe shumë të rëndësishme në hapje të grupit. Futbollisti Steven Zuber shënon për epërsinë e Zvicrës pikërisht në minutën e 57-të. Ai nga rreth 15 metra me një goditje të fortë e përtokë shënon në pjesën e poshtme të majtë të portierit Loria.

Në minutën e 80-të, Zvicra thellon fitoren. Denis Zakaria shënon nga 12-13 metra pas rikthimit të topit nga ana e portierit, 0:2. Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë (89’) në fund të takimit

Zvicra është në grup me Danimarkën, Gjeorgjinë, Republikën e Irlandës dhe Gjibraltarin.

80’ Zvicra thellon epërsinë. Denis Zakaria shënon nga 12-13 metra pas rikthimit të topit nga ana e portierit, 0:2.
61’ Albian Ajeti futet në lojë në vend të Gavranoviqit.

Futbollisti Steven Zuber shënon për epërsinë e Zvicrës pikërisht në minutën e 57-të. Ai nga rreth 15 metra me një goditje të fortë e përtokë shënon në pjesën e poshtme të majtë të portierit Loria. Zvicra në epërsi (0:1).

Në orën 15.00 do të luhet takimi mes Gjeorgjisë dhe Zvicrës, në kuadër të xhiros së parë të grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Pas një kohe të gjatë vetëm një futbollist shqiptar luan titullar për kombëtaren e Zvicrës.

Kësaj radhe paraqitet Granit Xhaka, ndërsa në bankë është sulmuesi Albian Ajeti por mungojnë Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi për shkak të lëndimit. Zvicra kërkon tri pikë në Tbilisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat