Hazard arrin marrëveshje me Realin, bëhet transferi më i shtrenjtë te gjiganti spanjoll

Futboll

Hazard arrin marrëveshje me Realin, bëhet transferi më i shtrenjtë te gjiganti spanjoll

Më: 23 mars 2019 Në ora: 18:25
Eden Hazard

Sulmuesi i Chelseas, Eden Hazard, duket se ka arritur marrëveshje me Real Madridin.

Sipas raportimeve të fundit nga gazeta spanjolle “Ok Diario”, marrëveshja mes palëve është arritur tashmë dhe transferimin do të ndodhë gjatë verës.

Nëse ndodhë ky transferim, atëherë 28 vjeçari do të bëhej transferi më i shtrenjtë në histori të Real Madridit, duke e kaluar uellsian, Gareth Bale, i cili ishte transferuar nga Tottenhami për një shumë prej 101 milionë eurove.

Sipas kësaj marrëveshje, Chelsea do të përfitojë 115 milionë euro nga shitja, kurse ylli belg do të këtë një page prej 16.5 milionë euro në vit ose 276 mijë euro në javë.

Kontrata e Eden Hazard skadon në fund të sezonit të ardhshëm, kurse nuk  ka patur negociata për ndonjë zgjatje të kontratës. Kjo mund ta shtyjë klubin londinez që ta shes këtë verë futbollistin belg, pasi verën tjetër mund ta humbasë me parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat